Fitorja e tretë me radhë në Serie A, Juventusi mposht Leccen

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Lecces dhe asaj të Juventusit, ku “Zonja e Vjetër” ka regjistruar fitoren e tretë me radhë në Serie A duke siguruar pikët e plota sot.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Via del Mare”, Juventusi ka shënuar fitore minimale 1:0 si mysafirë i Lecces.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Nicolo Fagioli, i cili në minutën e 73’ vulos fitoren e Juventusit me rezultat 1:0.
Me pikët e reja, Juventusi tani ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë në kuotën e 22 pikëve, aq sa ka edhe Roma në pozitën e pestë.
Në anën tjetër, Lecce tani gjendet shumë pranë zonës së rrezikut në tabelë, ku zë vendin e 17 me vetëm tetë pikë të arkëtuara.
Rezultati final, 1:0 në favor të Juventusit.