Fitorja kundër Huddersfield historike për Liverpool-in
Liverpooli arriti ta mposht me rezultat 5:0 Huddersfield, duke siguruar tre pikë të rëndësishme në garë për titullin e Premier Ligës.
Por kjo fitore, përveç tre pikëve pati edhe rëndësi historike, transmeton Indeksonline.
Me këtë fitore, ekipi i Liverpool grumbullon 91 pikë. Jurgen Klopp barazon trajnerin legjendar, Sir Alex Ferguson i cili në sezonin më të mirë me Unitedin në Premier Ligë kishte grumbulluar 91 pikë.
Me një barazim apo fitore të mundshme në ndeshjen e radhës Klopp do ta tejkalonte atë me më së shumti pik brenda një sezoni.
Po ashtu me këtë fitore në stadiumin e tyre, Liverpool për herë të parë në histori të saj arrin të grumbullojë 50 pikë si vendas brenda një sezoni.
Kjo ishte fitorja e 10-të radhazi për “Të Kuqtë”. Për Liverpoolin është hera e parë që nga viti 2006 që arrinë 10 fitore radhazi./Indeksonline/