Fitorja ndaj Moldavisë e ngrit Kosovën në renditjen e FIFA-së

Kombëtarja e Kosovës nuk pati rezultate të kënaqshme në ndeshjet e nëntorit, duke humbur miqësoren me Shqipërinë 2-1, me të njejtin rezultat edhe ndaj Sllovenisë në Nations League.
Megjithatë fitorja 1-0 ndaj Moldavisë në Prishtinë, ia ka siguruar ‘Dardanëve’ 4.82 pikë në ranklistën e përgjithshme të FIFA-së, shkruan Indeksonline.
Në renditjen e fundit që është publikuar muajin e kaluar, Kosova kishte shënuar rënje për një pozitë dhe tani renditet e 117-ta në botë.
Pavarësisht disfatave ndaj Shqipërsisë e Sllovenisë, Kosova do të shënojë ngritje në për 2 pozicione.
FIFA do ta publikojë listën e re të enjtën me 26 nëntor. /Indeksonline/