09:38 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fitorja, opsioni i vetëm i Bashkimit sonte kundër Akademik Bultex

Në kuadër të Ligës Ballkanike, Bashkimi do ta zhvillojë një ndeshje mjaft të rëndësishme sonte, ku pas dy humbjeve, sonte synon fitoren e parë.

Në ”Sezai Surroi”, në Prizren, kampioni aktual i Kosovës është nikoqir i Akademik Bultex 99.

Përballja në fjalë do të zhvillohet me fillim nga ora, 19:30, teksa bullgarët pritet t’i japin një test të vështirë prizrenasve, transmeton IndeksOnline.

No automatic alt text available.

Lider i renditjes tabelare aktualisht është Beroe, me 4 pikë, teksa Bashkimi renditet në vendin e tretë me vetëm 2 pikë.

Nga ana tjetër, kundërshtari i sotëm i Bashkimit, Akademik Bultex është një vend më poshtë se Bashkimi – në vendin e katërt me vetëm 1 pikë.

Përballjen e sontme në Prizren do ta drejtojnë gjyqtarët, Ervin Koci, Aleksander Davidov dhe Martin Petrovic./IndeksOnline/