75 Mall Live Search
13:54 / E Shtunë, 14 Shtator 2024 / Gj. Sh

Fituan derbin ndaj Dinamos, Gattuso i shpërblen futbollistët e Hajdukut me Iphone 16

Hajduk Split mbrëm ka fituar derbin me Dinamo Zagrebin, me rezultat 1-0, duke marrë edhe kryesimin e superligës kroate.

Pas kësaj fitore, trajneri i Hajdukut, Genaro Gattuso ka shpërblyer futbollistët dhe stafin e tij me nga një iPhone 16, shkruan IndeksOnline.

Teknikut italian, ky shpërblim do ti kushtojë plotë 40 mijë euro.

Sipas mediave kroate, Gattuso kishte në plan ti sjpërblente lojtarët e tij më herët, por rezultatet nuk ishin të mira, derisa pas fitores në derbi vendosi përfundimsht ti blente modelin e ri të iPhone 16.

Gattuso ka krijuar një lidhje të shkëlqyer me futbollistët, ku ka sjell edhe harmoni në klub, derisa edhe suksesi ka filluar të del në pah./IndeksOnline/