75 Mall Live Search
11:05 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / L A

Fituesi dy herë i “Këpucës së artë”, që humbi karrierën për shkak të kokainës

Gjeneratat e vjetra pa dyshim e mbajnë mend lojtarin brazilianin, Mario Jardel.

Jardel, madje kishte fituar dy herë “Këpucën e artë”, në vitet 1999 dhe 2002 ku kishte gjunjëzuar edhe Real Madridin në Superkupë.

Por varësia e tij nga kokaina, ishte një prej arsyeve të dështimit të tij më pas.

Ish-trajneri i tij te Sportingu, Laszlo Boloni, ka folur për Jardel dhe problemet e tij me kokainë, duke e cilësuar edhe si lojtarin më problematik që kishte menaxhuar.

“Lojtari më i vështirë për t’u stërvitur dhe ai me të cilin kisha më shumë probleme, ishte Jardel. Prindërit e tij ishin alkoolikë, ky ishte problemi. Unë shkruaja formacionin në tabelë, para lojtarëve, e vendosja në formacionin titullar dhe mjeku më thoshte se nuk ishte e mundur sepse Jardel kishte… (ai kalon gishtat mbi hundë). Ata e testonin për të parë nëse mjeku mund ta autorizonte të luante dhe ai rezultonte pozitiv”, përshkroi Boloni.

Jardel, kohën më të lavdishme e kaloi te Porto, Galatasaray dhe te Sportingu i Lisbonës si edhe ishte në Premierligë te Bolton Wanderersi./IndeksOnline/