Fituesi i çmimit “Oscar” akuzohet për ngacmim seksual

Fituesi i çmimit “Oscar”, Harvey Weinstein është akuzuar për ngacmim seksual në Los Angeles, në po të njëjtën ditë kur ai u paraqit në një gjykatë në New York për një çështje të veçantë.
Zyra e avokatit në Angeles County tha se akuzat lidhen me sulmin e supozuar seksual të dy grave në vitin 2013.
Nëse dënohet, Weinsteini mund ta vuajë deri në 28 vjet burgim.
Producenti më herët u shfaq në një gjykatë në New York, ku ai përballej me akuza të ndara për përdhunim dhe sulm seksual.
Lajmi për akuzat erdhi vetëm disa orë pasi Rose McGowan, Rosanna Arquette, dhe gra të tjera që kanë akuzuar Weinsteinin për sjellje seksuale u mblodhën në një gjykatë të qytetit të New Yorkut, ndërsa ai mbërriti për ditën e parë të gjykimit të tij penal.