16:35 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / OSH

Fituesi i dyfishtë i Sanremos, Mahmood vjen në “Sunny Hill Festival 2022”

Këngëtari dhe tekstshkruesi italian, Mahmood, pritet të vijë së shpejti në Kosovë.

Kjo pasi është konfirmuar pjesëmarrja e tij në festivalin “Sunny Hill”, i cili po bën rikthimin në gusht pas dy vitesh pauzë për shkak të pandemisë.

Faqja zyrtare e festivalit bëri njoftimin me një postim të shpërndarë të Instagram.

“Artisti që po hedh në erë renditjen italiane dhe paragjykimet globale po na bashkohet këtë verë për të ofruar një performancë të bukur emocionale përmes tingujve dhe teksteve të tij unike”, thuhet në postim.