75 Mall Live Search
13:25 / E Mërkurë, 19 Mars 2025 / L K

Fituesi i Eurovizionit divorcohet nga aktorja angleze, ajo e akuzon rëndë

Fituesi i Eurovision 2015, Måns Zelmerlöw dhe gruaja e tij, aktorja Ciara Janson , po divorcohen pas pak më shumë se pesë vjet martesë.

Ciara, e cila njihet për publikun për rolin e saj në serialin “Hollyoaks”, së bashku me lajmin e divorcit, hodhi akuza të rënda ndaj bashkëshortit të saj, duke thënë se ai e kishte dhunuar emocionalisht dhe fizikisht.

Përveç kësaj, ajo shkroi se muzikanti suedez ishte i pabesë ndaj saj dhe se ai konsumonte substanca dehëse.

Postimi u hoq shpejt nga Instagrami dhe pak më vonë Janson postoi një foto ku shkruhej: “E heshtur”./Indeksonline/