75 Mall Live Search
09:58 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / G T

Fituesi i Kupës së Afrikës vuan nga një sëmundje, shtrihet në spital

Futbollisti i Kombëtares së Bregut të Fildisht, Christian Kouame është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Siç raportohet, sulmuesi i Fiorentinas vuan nga malaria, sëmundje kjo e cila shkaktohet nga mushkonjat, shkruan Indeksonline

Kouame është shtrirë në spital dhe ka simptoma, si: ethe dhe marramendje.

26-vjeçari së fundmi fitoi Kupën e Afrikës me shtetin e tij.

Ai është pjesë e klubit nga Serie A dhe gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 14 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asit./Indeksonline/