75 Mall Live Search
11:54 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Fituesi i “Nobel” kur kërkonte shfuqizimin e këtij çmimi

Shkrimtari austriak Peter Handke është shpallur fitues i çmimit “Nobel” për Letërsinë për vitin 2019 nga Akademia Suedeze e Shkencave.

Ai mori kritika të shumta nga kosovarët pasi njihet për lidhjet e tij me serbët ndërsa ka kundërshtuar fort edhe bombardimet e NATO’s në vitin 1999 që sollën lirinë e Kosovës, raporton IndeksOnline.

Por siç duket, Handke vite më parë nuk ka favorizuar çmimin Nobel.

Ai madje pati thënë se duhet të shfuqizohet sepse promovon kanonizmin e rrëmë të letërsisë.

“Çmimi Nobel duhet të shfuqizohet sepse promovon kanonizimin e rremë të letërsisë …”, ka thënë Peter Handke më 2014.

Ai u shpall fitues i “Nobel” të enjten./IndeksOnline/