75 Mall Live Search
14:02 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fituesi i X Factor detyrohet të largohet nga Bitania pas skadimit të vizës

Fituesi i ‘X Factor’, Dalton Harris ka deklaruar se ai do të detyrohet të largohet nga Britania e Madhe dhe të kthehet në vendlindjen e tij në Jamaica pasi që afati për vizë i ka skaduar.

Në një intevistë për The Sun, 24 vjeçari i cili triumfoj në spektaklin e njohur të muzikës gjatë të dielës, ka treguar se atij i lejohet të qëndrojë në UK vetëm deri në përfundim të shout, shkruan Indeksonline.

“Më duhet të marrë një vizë të re. Më duhet të largohem nga Britania pasi që nuk më lejohet të qëndrojë më shumë”, u shpreh këngëtari.

Drejtuesit e ‘X Factor’ janë në negociata për ta ndihmuar atë të qëndroj në shtetin britanez.

Dalton i cili së shpejti pritet të filloj turneun tha se nuk dëshiron të mbahet në mend vetëm si fitues i ‘X Factor’, por edhe si një artist me një karrierë të suksesshme muzikore.

“Dua të jem një artist i vërtet, dua të kem një karrierë, jam i gatshëm të punoj dhe të bëjë një album”, u shpreh këngëtari./Indeksonline/

Temat: