09:57 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Fituesit e garave republikane vizitojnë Prizrenin

Organizuar nga koordinatori nacional për kulturë, rini dhe sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në kuadër të kampeve kreative, nxënësit fitues të nivelit republikan vizituan sot Prizrenin.

Natyrisht, vizita e parë u zhvillua në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku nëpërmjet ciceronit nxënësit u njoftuan për historikun e ngjarjes.

Më pas ata vizituan edhe një nga atraksionet kryesore, Kalanë e Prizrenit ku nga muret e lashta e kalasë shijuan bukuritë e qytetit të vjetër.

Më pas ata vazhduan vizitën relaksuese edhe në Parkun e Marashit.

Nxënës të klasave VI, VII, VIII dhe IX, po shpërblehen me kampe kreative për të arriturat e tyre si më të mirët e republikës në kuadër të Garave Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit kritik si dhe në Garat Nacionale të Diturisë.

Pjesë e grupit të parë të kampit kreativ janë rreth 100 nxënës nga komuna e Mitrovicës, Kaçanikut, Deçanit, Junikut, Hanit të Elezit, Shtimes, Gjilanit, Vushtrrisë, Skënderajt, Kamenicës dhe Klinës.