Fituesit e Kupës së Kosovës në basketboll ndër vite
Z Mobile Prishtina ka dominuar basketbollin kosovar sa i përket trofeve të Kupës së Kosovës të fituar ndër vite.
Bardhekaltrit 13 herë e kanë fituar këtë trofe prej vitit 1991 e deri më 2018, derisa finalisti tjetër Rahoveci për herë të parë në histori të basketbollit kosovar që nga paslufta ka arritur të renditet në finale e madhe.
Të dielën në Rahovec, Z Mobile Prishtina në finale do të takohet me nikoqirin, Rahovecin me fillim nga ora 17:00.
Z Mobile Prishtina në gjysmëfinale e ka eliminuar Golden Eagle Yllin, kurse Rahoveci ishte skuadër më e mirë se Ponte Prizreni.
Fituesit e Kupës së Kosovës ndër vite (meshkujt):
1991/92 Vëllaznimi
1992/93 Trepça
1993/94 Peja
1994/95 Peja
1995/96 Vëllaznimi
1996/97 Peja
1997/98 – garat janë ndërprerë
1999/2000 Trepça
2000/01 Bashkimi
2001/02 Prishtina
2002/03 MEB Prishtina
2003/04 Trepça
2004/05 Sigal Prishtina
2005/06 Sigal Prishtina
2006/07 Sigal Prishtina
2007/08 Sigal Prishtina
2008/09 Sigal Prishtina
2009/10 Sigal Prishtina
2010/11 Peja
2011/12 Trepça
2012/13 Sigal Prishtina
2013/14 Sigal Prishtina
2014/15 Peja
2015/16 Sigal Prishtina
2016/17 Sigal Prishtina
2017/18 Sigal Prishtina
Femrat:
Skuadra e Prishtinës (ish-Universiteti) ka dominuar në basketbollin kosovar në konkurrencën e femrave sa i përket trofeve të Kupës së Kosovës të fituar ndër vite.
Bardhekaltrat 10 herë janë stolisur me Kupën e Kosovës.
Të dielën në finale Prishtina do të ballafaqohet me Penzën. Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 14:30 në Rahovec.
Prishtina në gjysmëfinale e ka eliminuar Bashkimin, kurse Penza ishte skuadër më e mirë se Vëllaznimi.
Fitueset e Kupës së Kosovës ndër vite (femrat):
1997/98 Bashkimi
1999/2000 Universiteti
2000/01 Universiteti
2001/02 Universiteti
2002/03 Universiteti
2003/04 Universiteti
2004/05 Universiteti
2005/06 Universiteti
2006/07 Bashkimi
2007/08 Bashkimi
2008/09 Bashkimi
2009/10 Penza
2010/11 Penza
2011/12 Penza
2012/13 Penza
2013/14 Penza
2014/15 Prishtina
2015/16 Penza
2016/17 Pro Bet Prishtina
2017/18 Prishtina