18:31 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / AR

Fituesit e “Love Island Albania”, prindër për herë të parë

Arlindi dhe Ueda, të cilët u njohën dhe u dashuruan në sezonin e parë të “Love Island Albania” do të bëhen prindër për herë të parë. Dashuria e tyre e bukur rrëmbeu zemrat dhe votat e publikut, i cili i shpalli edhe fitues të garës.

Ata kanë publikuar një album me foto në Instagram, ku të buzëqeshur kanë konfirmuar se Ueda është në pritje të ëmbël. “Kur 2 bëhen 3” shkruhet në mbishkrimin e fotove të publikuara.
 
Ueda dhe Arlindi janë ndër çiftet që i rezistuan testit të kohës pas daljes nga “Love Island Albania”.

Arlindi dhe Ueda, fituesit e “Love Island Albania”, prindër