75 Mall Live Search
14:43 / E Premte, 14 Maj 2021 / OSH

Fituesja e lotarisë prej 26 milionë dollarë thotë se tiketën e shkatërroi në lavatriqe

Një grua pretendon të ketë blerë biletën fituese në një short të Lotarisë në California prej 26 milionë dollarë apo 21 milionë euro thotë se e la atë në xhepin e pantallonave dhe e shkatërroi atë në lavatriqe.

Bileta fituese e “SuperLotto Plus” u shit në një dyqan në periferi të Los Angeles të Norëalk në nëntor të vitit të kaluar.

Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur thuhet se u kap nga CCTV duke blerë një biletë në dyqan në atë kohë, por që afati për ta tërhequr çmimin kaloi të enjten.

Organizatorët e lotarisë thonë se shuma e tiketës fituese duhet të tërhiqet brenda 180  nga dita e shpalljes së tiketës fituese e cila u zhvillua më 14 nëntor.