75 Mall Live Search
13:29 / E Martë, 03 Shtator 2024 / L K

Fizikani rus dënohet me 15 vjet burgim për tradhti

Gjykata e Moskës dënoi fizikantin Alexander Shiplyuk me 15 vjet burgim nën masa sigurie maksimale në një koloni penale për tradhti të lartë.

Me vendimin e gjyqtarit Aleksandar Rybak, Shipljuk është dënuar edhe me kufizim të lirisë për një periudhë prej një viti e gjashtë muaj pas lirimit dhe me gjobë prej 500 mijë rubla.

Sipas raportimeve të mediave, hetimi zbuloi se gjatë një konference shkencore në vitin 2017, një shkencëtar rus u dha përfaqësuesve kinezë informacione sekrete në lidhje me një projekt shkencor, megjithëse Shiplyuk u deklarua i pafajshëm.