75 Mall Live Search
21:38 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Fizioterapeuti i reagon deputetëve: Të keni turp kur përmendni termin heronjë për personelin shëndetësorë, sepse ju po i nënvlerësoni!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme kanë votuar kundër amendamenteve që ua rriste pagën profesionistëve shëndetësor, policëve dhe inspektorëve.

Pas kësaj ka reaguar fizioterapeuti, Ermal Shaqiri i cili është i angazhuar në Klinikën Infektive për t’iu dalë në ndihmë të infektuarve me Covid-19, shkruan Indeksonline.

Ai thotë se niset për në punë në 6:30 të mëngjesit, nga Gjilani për në Klinikën Infektive të QKUK-së, madje kjo i është bërë rutinë që një muaj, dhe gjatë tërë ditës është angazhuar për ti ndihmuar pacientët me Covid-19 deri në orën 19:00, ndërsa rikthehet në Gjilan rreth orës 20:30.

Në total kjo i bie që unë 14 orë aktiv, prej të cilave 12 në klinikë e 2 rrugë dhe në fund vi në shtëpi i dêrrmuar nga lodhja dhe lexoj një lajm të tillë:
“DEPUTETËT VOTOJNË KUNDËR NGRITJES SË PAGAVE PÊR MJEKËT DHE POLICËT”

Sinqerisht, deputetë të keni turp kur përmendni termin heronjë për personelin shëndetësorë, sepse këta heronjë ju po i nënvlerësoni, po i dëmtoni e po ua shkatërroni edhe shpresat me vendimet tuaja politike bazuar në inate e interesa tuaja”, u shpreh ai.