18:06 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / S Z

Fizioterapeuti kosovar që po trajton dhimbjet e qafës dhe shpinës me metodat më të avansuara!

Trajtimi i Hernis Diskale dhe problemeve tjera të boshtit kurrizor, tashmë bëhet me metodat më të sofistikuara dhe tek ne.

Fuad Shatri, fizioterapeut i cili është në dispozicion për pacientët në Pejë, Istog dhe Prishtinë,  ofron të gjitha shërbime fizioterapeutike, me metodat më të avansuara. Shatri thotë se  për dallim me vitet e kaluara, fizioterapia ka zënë një vend të merituar në shendetësi dhe se pacientët janë vetëdijësuar dhe janë shumë më  të informuar për rëndësinë  e fizioterapisë, gjë që në të kaluarën ka munguar.  

Derisa tregon për problemet me të shpeshta me të cilat përballen pacientët, thotë se moshat e rritura më së shumti përballen me problemet e Hernisë Diskale.    

“Problemet me të shpeshta vijnë për shkak të jetës që e bëjmë të gjithë ne.P roblemet me të shpeshta që i hasim janë me Herni Diskale. Tek të gjithë pacientët pothuajse Hernia diskale është  shumë e shprehur, por nuk mungojnë dhe problemet tjera, sidomos tek fëmijet dëmtimet, skolioza, tortikollisi dhe tek moshat e rritura me theks të veçant Hernia Diskale, që  mund të ndodh më së shpeshti për shkak të peshës e që është problem i shpeshtë. Por tek ne e gjejnë trajtimin e duhur, trajtimin më modern”, tha ai.

Shatri thotë se dy komponente të rëndësishme  për një jetë të shëndetshme,  janë ushtrimet fizike dhe ushqimi.

“Nëse këto dyja dijmë t’i harmonizojmë,  pacientët shumë pak do të kishin probleme. Mendoj që ushtrimet janë baza kryesore”, thotë ai.

Shatri thekson se për dallim prej viteve të kaluara, pacientët kosovar janë  vetëdijësuar për rollin kyç që ka fizioterapia.

“ Ne ofrojmë të gjitha shërbimet fizioterapeutike. Fizioterapia ka rolin kyç sidomos viteve të fundit ka zënë vend të merituar në shëndetësi. Pacientët në Kosovë janë vetëdijësuar. Me herët kanë munguar e shoh dallimin me vendet ku unë ndjek trajnime profesionale, e shoh që atje njerëzit janë me të informuar për fizioterapi.  Në Kosovë ka munguar, por viteve të fundit jam shumë i kënaqur , pacientët e kanë kuptuar rëndësinë e fizoterapisë. Fizioterapia ka shumë rëndësi. Unë pacientëve gjithmonë u them, që parandalimi është shumë i rëndësishëm dhe fizioterapia i parandalon problemet”, thotë Shatri..

Për tu trajtuar me metodat më të avansuara, të fjalës së fundit, thirrni në këtë numër:

049 531 828