Fizioterapeuti më me fat, dy tituj me dy skuadra të ndryshme brenda pak ditësh

Leutrim Kërqeli është një nga fizioterapeutët më të njohur dhe më me fat në sportin kosovar.
Ai brenda dy ditësh arriti të festonte dy tituj me dy skuadra të ndryshme, shkruan Indeksonline.
Fillimisht u shpall kampion me Mabetex Prishtinës në futsall.

Ai dje festoi edhe titullin kampion të Superligës me Dritën pasi ka punuar edhe me intelektualët. /IndeksOnline/
