75 Mall Live Search
08:23 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / MSH1

“Fjala e dhënë…”/ Pas deklaratave të Mateos, reagon familja e Brikenës

Familja e Brikena Selmanit ka reaguar nëpërmjet profilit të saj zyrtar në Instagram, pas deklaratave që Mateo bëri mbrëmë, në lidhje me raportin e dyshes.

Mateo deklaroi se i ka mbetur peng historia e ndërprerë me Brikenën. Kjo pasi familja e saj nuk e kishin lejuar vazhdimin e njohjes mes Mateos dhe Brikenës, shkruan IndeksOnline.

“Unë sorollatesha derisa të vinte Brikena, aty më pret rrugën një makinë, më afrohet dikush të xhami dhe më tha çfarë e ke ti Brikenën. Unë u shtanga, duke folur me atë, i them e kam shoqe. Më tha a e di babai i saj që ti frekuentohesh me Brikenën, i thashë kam ardhur thjesht ta takoj. Në atë moment, ai telefonon babanë e Brikenës, ma kalon mua në telefon, i thashë që ne vetëm sapo kemi filluar të njihemi. Më thanë lëre këtu këtë gjë…”, deklaroi Mateo.

Lidhur me këtë gjë, nga familja Selmani thonë se fjala e dhënë nuk është temë loje dhe çështjet e jetës personale nuk përdoren për strategji.

“Kur dy persona bien dakord që e kaluara të mos diskutohet, ajo marrëveshje duhet të respektohet, pavarësisht rrethanave të lojës. Vendimet dhe pasojat janë pasojë e thyerjes së këtij parimi, jo e emocioneve apo interesave momentale”, thuhet mes të tjerash në reagim.

Ky është reagimi i plotë:

Ndjejmë përgjegjësi të sqarojmë një parim të thjeshtë: fjala e dhënë nuk është temë loje dhe çështjet e jetës personale nuk përdoren për strategji apo përfitim publik.

Kur dy persona bien dakord që e kaluara të mos diskutohet, ajo marrëveshje duhet të respektohet, pavarësisht rrethanave të lojës. Vendimet dhe pasojat janë pasojë e thyerjes së këtij parimi, jo e emocioneve apo interesave momentale.

Të qenit figurë publike nënkupton përgjegjësi dhe transparencë në atë që është publike, por nuk e shfuqizon të drejtën e privatësisë dhe as nuk justifikon hapjen e detajeve personale që nuk i shërbejnë askujt. E kaluara private nuk është material loje.

Ne zgjedhim të mos hyjmë në detaje dhe as të drejtojmë gishtin. Qëndrimi ynë është mbrojtje e privatësisë dhe e dinjitetit, jo sulm ndaj askujt.

Si familje, qëndrojmë në mbrojtje të një parimi bazë: fjala e dhënë respektohet dhe kufijtë personalë nuk kalohen për strategji apo vëmendje. Respekt për të gjithë!