21:34 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Fjala: Kosova duhet ta ndihmoj Shqipërinë

Partia Fjala ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës  që urgjentisht të dërgojnë ekipet emergjente të shpëtimit në Republikën e Shqipërisë, e cila është duke u ballafaquar me gjendje të rëndë si pasojë e vërshimeve. Komunikata e plotë:

Jemi një popull i ndarë në dy shtete, por raste të tilla të vërshimeve duhet të i tejkalojnë kufijtë dhe interesat politike.

Shqipëria është atdheu i shqiptarëve, prandaj shqiptarët, konkretisht udhëheqësit e tyre në shtetet fqinje, duhet mobilizuar dhe dërguar ekipet emergjente të shpëtimit.

Veproni sa nuk është bërë vonë./Indeksonline/