75 Mall Live Search
23:44 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Fjala lamtumirëse e Presidentit Donald Trump, s’e përmend emrin e Biden

Presidenti amerikan në largim, Donald Trump, në adresimin lamtumirës të martën, ka bërë lutje për administratën e re të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, por sërish ka refuzuar t’ia përmendë emrin pasuesit të tij demokrat, bazuar në pamjet e lëshuara nga Shtëpia e Bardhë.

“Këtë javë, inaugurojmë administratën e re dhe lutemi për suksesin e saj për një Amerikë të sigurt dhe prosperuese”, ka thënë ai në video.

“Tani, teka përgatitem ta bartë pushtetin tek administrata e re të mërkurën, dua ta dini se lëvizja që kemi nisur është vetëm fillimi”, ka shtuar ai.