08:51 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fjalët e Edon Zhegrovës pas kualifikimit historik të Kosovës

Anësori, Edon Zhegrova nuk startoi mbrëmë nga minuta e parë në ndeshjen kundër Azerbajxhanit.

Ylli i Genk u inkuadrua në pjesën e dytë, ku tregoi aftësitë e tij me disa lëvizje impresive.

Por, pas ndeshjes, ai është shprehur i lumtur me fitoren e Kosovës përballë Azerbajxhanit, transmeton IndeksOnline.

”Objektivi ynë nga fillimi ka qenë kualifikimi tutje, dhe me këtë skuadër tani ia kemi arritur qëllimit”.

”Azerbajxhani ka qenë favorit në grup, por ne e dëshmuam të kundërtën”, u shpreh Zhegrova.

Përndryshe, Kosova u kualifikua në Ligën C pas fitores, 4-0 ndaj Azerbajxhanit./IndeksOnline/