75 Mall Live Search
16:51 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / G T

Fjalët e Enzo Marescas: “Nuk jemi për titull”/ Chelsea barazon ndaj Evertonit

Skuadra e Chelseat nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Evertonit në ndeshjen e javës së 17-të në Premier League.

90 minuta u zhvilluan dhe nuk pati gola në stadiumin “Goodison Park”, shkruan Indeksonline

Blutë e Londrës tentuan disa herë, por nuk arritën ta mposhtin portierin Jordan Pickfordin.

Me këtë barazim, Chelsea shkon në kuotën e 35 pikëve në pozitën e dytë, një më pak se lideri, Liverpooli që ka dy ndeshje më pak të zhvilluar.//Indeksonline/