12:30 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Fjalët e fundit të George Floydit, shkruhen në qiellin e qyteteve amerikane

Fjalët e fundit të George Floyd po fluturojnë në qiellin e qyteteve amerikane.

Ndërsa protestat kundër brutalitetit të policisë janë përhapur në të gjithë vendin dhe botën, artisti Jammie Holmes gjeti një mënyrë të re për të pavdekësuar thirrjet e Floydit për ndihmë, transmeton Indeksonline.

Banderolat që shkruanin “Ju lutem nuk mund të marr frymë” dhe “Ata do të më vrasin” u panë duke zbritur aeroplanët përkatësisht mbi Detroit dhe New York.

Të tjerët fluturuan nëpër Los Angeles, Miami dhe Dallas, ku shkruhej “Stomaku im dhemb”, “Qafa ime dhemb” dhe “Gjithçka dhemb./Indeksonline/