10:26 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / AR

Fjalët e ndjera të Shkumbinit pasi Festivali iu dedikua Vjosës: Na mungove ne Prifest dhe do te na mungosh

Është mbajtur festivali i filmit “Pri Film Fest” për 5 ditë radhazi.

Këtë vit ishte më ndryshe pasi themeluesja e festivalit, Vjosa Berisha, ka ndërruar jetë muaj më parë.

Në shenjë kujtimi për të, festivali iu dedikua asaj me moton: Vjosa Forever PriFest.

Edhe vëllai i saj, Shkumbin Istrefi ka publikuar një imazh të Vjosës duke i shkruar fjalët e ndjera.

“Ota, na mungove ne Prifest dhe do te na mungosh”, shkroi ai, ku mori komente nga miqtë e ndjekësit e tij./Indeksonline/