19:24 / E Mërkurë, 29 Maj 2024 / Gj. Sh

Fjalët e para si trajner i Bayernit, Kompany i bindur se do të ketë sukses

Vincent Kompany sot është zyrtarizuar si trajner i ri i Bayern Munchenit.

Belgu ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2027, shkruan IndeksOnline.

Kompany në fjalët e tij të para pas nënshkrimit të kontratës tha se fillimisht do të ndërtojë një ekip dhe kur themeli të jetë i vendosur pastaj do të vijnë edhe sukseset.

“Mezi pres sfidën në FC Bayern. Si trajner, duhet të qëndrosh për atë që je si person. Më pëlqen të posedoj topin, të jem krijues dhe gjithashtu duhet të jemi agresivë në fushë dhe të guximshëm. Tani po pres me padurim gjërat më themelore, të punoj me lojtarët, të ndërtoj një ekip. Kur themeli të jetë i vendosur, suksesi do të pasojë.”, deklaroi Kompany./IndeksOnline/