15:32 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Fjalët e para të Azet pas vdekjes së menaxherit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në një aksident trafiku ndërroi jetë, Sefa Kaya, menaxheri i reperit, Azet.

Reperi shqiptarë ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së menaxherit, transmeton Indeksonline.

“Ti ishe vëllai ime, partneri im, njeriu që ishte me mua për 24 orë. Do të kisha vrarë për ty dhe do të kisha vdekur për ty. Tani na ke lënë. Allahu të pranoftë në parajsë, Unë nuk mund ta besoj këtë. Sefa, vëllai im.”, ka thënë Azet.

Sefa Kaya ndërroi jetë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj në një vet-aksident./Indeksonline/