Fjalët e para të Granit Xhakës si futbollist i Bayer Leverkusenit

Granit Xhaka sot është zyrtarizuar si futbollist i ri i Bayer Leverkusen.
Mesfushori kosovar ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2028, shkruan IndeksOnline.
Xhaka u largua nga Arsenali pas shtatë sezoneve, ndërsa gjatë prezantimit te Leverkusen tha se Menzi pret të luaj në një klub që ka objektiva ambicioz.
“Bayer 04 është një klub me një histori mbresëlënëse dhe objektiva ambicioze. Unë e shoh Bayer 04 tani si një klub me një të ardhme të madhe. Diskutimet me menaxhmentin kanë qenë tepër motivuese. Të gjithë këtu janë ambiciozë dhe duan të arrijnë diçka. Mezi pres me padurim vitet e ardhshme.”, u shpreha Xhaka gjatë prezantimit./IndeksOnline/