75 Mall Live Search
22:42 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / Burim

Fjalët e para të Isak pasi u transferuar te Liverpool

Në orët e fundit të përfundmit të merkatos së verës, Liverpool bërë goditjen finale.

Klubi anglez ka zyrtarizuar sulmuesin suedez Isak.

Ai do ta mbajë numrin 9 të kampioni i Premierligës, raporton IndeksOnline.

Pas zyrtarizimit, sulmuesi 25 vjeçar ka dhënë intervistën e parë për klubin ku tha se ndihet shumë i lumtur që i është bashkuar Liverpoolit.

“Ndihem mrekullisht. Ka qenë një udhëtim i gjatë për të arritur këtu. Por jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi, këtij klubi dhe gjithçkaje që ai përfaqëson. Është diçka për të cilën jam krenar dhe mezi pres ta bëj”, tha ai.

“Jam thjesht i lumtur që gjithçka ka mbaruar dhe që mund të kthehem në punë”, tha Isak. /IndeksOnline/