75 Mall Live Search
18:11 / E Premte, 22 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Fjalët e para të Luis Suarez pasi u zyrtarizua te Inter Miami

Luis Suarez është zyrtarizuar si futbollist i ri i Inter Miamit.

Sulmuesi uruguaian ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi deri në vitin 2025, shkruan IndeksOnline.

Suarez do t’i bashkohet skuadrës përpara sezonit 2024 të MLS.

36-vjeçari është shprehur i lumtur dhe i emocionuar për këtë transferim.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që do të përballem me këtë sfidë të re me Inter Miami. Mezi pres të filloj dhe jam gati të punoj për ta bërë realitet ëndrrën për të fituar më shumë tituj me këtë klub të madh. Jam optimist për atë që mund të arrijmë së bashku me ambicien tonë të përbashkët”, tha Suarez. “Unë do të jap gjithçka për t’u sjellë gëzim këtyre tifozëve të mëdhenj për të cilët kam dëgjuar aq shumë, ndërsa vesh ngjyrat e Inter Miami dhe mezi pres të ribashkohem me miq dhe lojtarë të mëdhenj. Unë jam gjithashtu i etur të takoj shokët dhe trajnerët e mi të rinj.”, tha Suarez për faqen zyrtare të klubit.

Suarez do të ribashkohet me ish-shokët e skuadrës së Barcelonës, Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba në Inter Miami. Së bashku grupi bëri histori në Spanjë, duke fituar katër tituj të La Ligës në pesë sezone, si dhe një titull të Ligës së Kampionëve të UEFA-s./IndeksOnline.