Fjalët e para të Solskjaer, pas ardhjes si trajner i Man United
Pak çaste më parë, Manchester Unitedi njoftoi zyrtarisht për trajnerin e ri të skuadrës.
Pas shkarkimit të Jose Mourinhos, ”Djajtë e Kuq” do të drejtohen përkohësisht nga Ole Gunnar Solskjaer deri në fund të sezonit.
Natyrisht, me postin e tij të ri, Solskjaer është shprehur i lumtur duke thënë se mezi pret që të punoj me lojtarët e skuadrës, transmeton IndeksOnline.
Ole Gunnar Solskjaer getting a standing ovation at Old Trafford for receiving a straight red card. ? pic.twitter.com/Gg91tER8va
— Classic Football (@ClassicFootbaIl) December 19, 2018
”Manchester Unitedi është në zemrën time dhe është brilliante që të rikthehem në këtë rol”.
”Mezi pres të punoj me skuadrën e talentuar që kemi, stafin dhe të gjithë në klub”, tha Solskjaer pas emërimit.

Lidhur me këtë emërim, ka folur edhe shefi ekzekutiv, Ed Woodward, i cili thotë se të gjithë në klub janë të lumtur me ardhjen e legjendës.
”Ole është një legjend e klubi me përvojë të madhe, në fushë dhe në rolin si trajner”.
”Historia e tij në Man United nënkupton se ai jeton dhe frymon me kulturën këtu dhe të gjithë në klub janë të kënaqur me ardhjen e tij si dhe të Mike Phelan”, tha Woodward./IndeksOnline/