75 Mall Live Search
17:24 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Fjalët e para të Vojvodës si futbollist i Torinos – Jam krenar për historinë time, babai im ishte ushtar

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka firmosur kontratë me klubin italian, Torino.

Vojvoda tashmë ka kompletuar transferimin e tij te Torino, ku edhe sot kishte një konferencë për media, për të treguar historinë e tij si futbollist, shkruan IndeksOnline

Ai tha se është krenar për historinë e tij si dhe tregojë se babai i tij ishte ushtar.

“Jam krenar për historinë time. Babai im ishte ushtar. Unë jam krenar që e kam përjetuar atë që përjetova, sepse më bëri mirë. Nuk ka qenë një histori e lehtë, por asnjë histori nuk është e thjeshtë”, tha Vojvoda.

Kujtojmë se transferimi i Vojvodës klubit italian i ka kushtuar plotë 5.5 milionë euro, plus bonuset shtesë.