12:00 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fjalët e Rafet Prekazit pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës

Përfaqësuesja e Kosovës për grupmoshat, U-21, ka mësuar kundërshtarët për fazën eliminatore të Evropianit, U-21.

Skuadra e Rafet Prekazit është renditur në Grupin 3, në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës në paraditën e sotme.

Djelmoshat kosovarë do ta kenë përballë Shqipërinë, Anglinë, Andorrën, Austrinë dhe Turqinë.

Dhe pas hedhjes së shortit ka reaguar edhe trajneri, Prekazi, i cili ka thënë se ky grup është një motivim për gjeneratën e ardhshme, transmeton IndeksOnline.

“Grupi është i fortë. Kemi obligim që ta paraqesim shtetin tonë në mënyrën më të mirë, pavarësisht se kemi të bëjmë me kundërshtarë të fortë”.

“Është motiv shtesë për gjeneratën që vjen, për t’i matur forcat me shtetet që i kemi në grup. Në Evropë nuk ka kombëtare të lehta”, tha Prekazi për Gazeta Olle.

Tutje, Prekazi i ka komentuar edhe përballjet me Shqipërinë në këtë fazë, duke thënë se dëshira e tij ishte të mos kishte përballje të tilla.

“Nuk e kam menduar këtë, por pasi ne kemi kaluar dy vazo, atëherë edhe kjo ka qenë e mundur dhe dëshira ime ishte të mos jemi me Shqipërinë në grup. Për ndeshjen me Shqipërinë dhe kundërshtarët tjerë do të flasim kur të vije koha”, shtoi Prekazi./IndeksOnline/