10:11 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Fjalët e Sadri Ramabajës pas dënimit me 5 vit burgim

Ish-asamblisti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Sadri Ramabaja është dënuar me 5 vite burgim.

Kjo është konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë e cila atë dhe 9 persona të tjerë i ka shpallur fajtor në rastin “Syrin e Popullit”.

Ramabaja e cilësoi procesin si të montuar politikisht, ndërsa vet prokurorin si të ndikuar.

“I gjithë procesi ishte inskenuar nga klani “Pronto””, ka thënë ai. /Indeksonline/