75 Mall Live Search
19:11 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fjalët emocionale të Arbër Zenelit pasi u shpallë futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

Ka përfunduar ceremonia e shpalljes së më të mirëve të vitit 2018 nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Çmimi kryesor – i futbollistit më të mirë të vitit i ka takuar mesfushorit kosovar, Arbër Zeneli.

Pasi e pranoi çmimin, Zeneli tha se e kishte ëndërruar këtë çmim, teksa ka falënderuar bashkëlojtarët te Përfaqësuesja, e në veçanti Fadil Vokrrin, transmeton IndeksOnline.

“E kam ëndërruar një çmim të tillë. Falënderojë bashkëjtarët te Kosova dhe Herenveeni, tifozët Dardanët”.

”Por në veçanti Fadil Vokrrin pa të cilin nuk do të ishim këtu”, ka thënë Zeneli.

Përndryshe, Zeneli ishte njeriu meritor i kualifikimit të Kosovës tutje, duke shënuar tre-golësh në fitoren ndaj Azerbajxhanit./IndeksOnline/