75 Mall Live Search
17:39 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / BA

Fjalët prekëse të imamit në varrimin e vëllait të Gjestit: Të jemi më të kujdesshëm në komunikacion

Imami i cili udhëhoqi ceremoninë e varrimit të të ndjerit Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit të njohur Gjesti dhe fituesit të “Big Brother VIP 4”, dha një mesazh të fuqishëm për të gjithë të pranishmit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve për më shumë kujdes në komunikacion dhe për reflektim të thellë pas kësaj tragjedie që tronditi opinionin publik.

“Kjo dhimbje e fundit e vëllaut tonë përfundimisht dhimbja e fundit dhe të mos kemi raste të tilla në vendin tonë të jemi më të kujdesshëm në komunikacion ne kemi ende plakët e luftës taze që na ka shkaktuar armiku jonë, ta kursejmë vetëm prej këtyre plagëve të vështira që po na sprovon jeta”, ka thënë imami.

Ceremonia u mbajt në orën 17:00 në varrezat e fshatit Pavlan të qytetit të Pejës, ku shumë qytetarë ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut që humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë rrugor.