09:59 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Fjalët prekëse të nënës për të birin që humbi jetën në aksident me motoçikletë (Foto)

Gjatë ditës së djeshme ndërroj jetë nga një aksident me motoçikletë, i riu Granit Neziri nga Prishtina.

25 vjeçari ishte përplasur me një furgon, teksa vdiq në QKUK pasi nuk ka arritur t’i përballojë lëndimet e marra.

Sot është paralajmëruar të bëhet varrimi i të ndjerit ndërsa nëna e tij përmes një postimi në Facebook ka shkruar edhe disa fjalë shumë prekëse për djalin e saj, transmeton Indeksonline.

“A bre djali jem në vend që të martoj sot po të varrosim. Shpirti jot u preftë në paqe”, ka shkruar ajo.

Në Kosovë, personat që përfshihen më së shumti në aksidente trafiku janë nga mosha 19 deri në 35 vjet.