75 Mall Live Search
09:40 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Fjalët rrënqethëse të LeBron James për Kobe Bryant: Mos më harro në parajsë vëllau im!

LeBron James është i thyer shpirtërisht nga vdekja e shokut të tij, Kobe Bryant.

Basketbollisti më i mirë sot në botë ka thënë se Koben e kishte si vëlla dhe nuk po i ndalen lotët që nga marrja e lajmit për vdekjen e tij.

“Jam ulur të shkruaj diçka për ty, por s’më lënë lotët. Mendoj tërë kohën për miqësinë, lidhjen e vëllazërinë që kemi patur. Më ka mbet në mendje zëri yt të dielën në mëngjes, para se të largohesha nga Philly për në Los Anxhelos. Nuk do e kisha menduar kurrë se do ishte biseda jonë e fundit.

Unë jam i thyer në zemër dhe i shkatërruar! Unë të dua ty, vëlla i madh. Zemra ime është me Vanessan dhe vajzat e tua. Të premtoj që do të zë vendin tënd tek familja jote.

Të lutem vëlla, më jep forcë nga parajsa dhe ki kujdes për mua. Ka shumë më tepër që dua të them, por nuk mund ta bëj tani sepse nuk mund të kem forcë” janë fjalë e LBJ për Koben e ndjerë./Indeksonline/