17:57 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Fjalimi emocionues i Rihannës, i përlot gjithë të pranishmit

Rihanna është vlerësuar nga “NAACP Image Awards”, për ndihmën e saj filantropike, për përpjekjet e vazhdueshme në ndihmë të fondeve në organizatat e bamirësisë, si Raising Malawi, UNICEF apo fondacionin Clara Lionel.  

Fjalimi që Rihanna mbajti pas marrjes së çmimit i përloti spektatorët teksa këngëtarja bëri thirrje që botën ta përmirësojmë të gjithë së bashku.

“Dua të flas shkurt sepse mbrëmja e sotme nuk është për mua. Qëllimi i kësaj mbrëmjeje është më i madh se unë sepse pjesa që unë kam dhënë është shumë pak nga ajo që duhet të jepet në botë, ka akoma shumë punë. Jam e lumtur që nisa fondacionin Clara Lionel në 2012. Ajo që kam mësuar është se ne mund ta përmirësojmë botën së bashku. Nuk mund ta bëjmë këtë të ndarë. Dua ta theksoj. Nuk duhet të jemi të pandjeshëm. Problemi i grave, i njerëzve me ngjyrë, i të varfërve, është edhe problemi ynë”, u shpreh Rihanna.