23:49 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Fjalimi i Hamitit kur refuzoi të jetë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Akademiku Sabri Hamiti, në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, të mbajtur të shtunën, ishte zgjedhur anëtar i Këshillit të përgjithshëm, por ai menjëherë pas zgjedhjes në këtë organ partiak ka dalë në foltore dhe ka refuzuar të jetë pjesë e Këshillit të Përgjithshëm

Hamiti, i cili ka qenë pjesë e strukturave udhëheqëse të LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura të pasluftës, duke marrë fjalën në Kuvendin Zgjedhor, ka thënë “Ju faleminderit që më keni vënë në listë, por unë nuk dua të jem në listë të funksionarëve të LDK-së. Janë bërë 30 vite, mjaft janë. Jam anëtar i LDK-së. Kaq!”

Akademiku Hamiti në llogarinë e tij në Fcebook ka postuar fjalimin e mbajtur në Kuvend me video:

Postimi i plotë i Hamitit:

“ (3 gusht 2019)

Ju përshëndes të gjithëve!

Jam i bindur që edhe ky formacion që formohet sot, edhe historia e LDK-së, duhet të tregojë që LDK-ja s’mund të jetë tjetër pos bashkimi i fitores, që duhet të jetë edhe bashkimi i fitores për Kosovën.

Ju faleminderit që më keni vënë në listë, por unë nuk dua të jem në listë të funksionarëve të LDK-së. Janë bërë 30 vite, mjaft janë. Jam anëtar i LDK-së. Kaq!


Ju faleminderit!”, ka thënë Hamiti.