75 Mall Live Search
14:26 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fjalimi i ish veprimtarit të LDK-së 19 vite më parë për Ushtrinë e Kosovës

Ish veprimtari i LDK-së, Shaban Manaj e kishte menduar shumë vite më parë Ushtrinë e Kosovës.

Një video menjëherë pas luftës, përkatësisht vitit 1999, Manaj shihet gjersa mbante një fjalim me motive patriotike ku parashikohej se si do të dukej Ushtria e Kosovës, e cila sot u bë realitet.

“Bijtë tonë do të jenë ata që do të në përfaqësojnë në ushtrinë e popujve të botës, që do e ngrisin lart flamurin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës duke vepruar si Ushtri e Kosovës” thoshte Manaj ndër të tjera.

Me 23 korrik të këtij viti janë bërë plot 18 vite nga vrasja tinëzare e tij ndërsa vrasësist ende mbeten enigmatik./Indeksonline/