75 Mall Live Search
12:10 / E Hënë, 09 Maj 2022 / AR

Fjalimi i Mefit që u bë viral në rrjetet sociale, 1 milionë klikime dhe 10 mijë “share”

Mefail Bajqinovci njihet për fjalimet e tij “ndezëse” në parlament që jo rrallëherë ka elektrizuar përkrahësit e Vetëvendosjes.

Deputeti i Kodrës së Trimave kishte mbajtur një fjalim përmbledhës për 20 vitet e kaluara.

Me ton të lartë dhe dokumente në duar, Mefi i VV-së kishte akuzuar qeveritë e kaluara për vjedhje, skandale e keqpërdorime. Ky fjalim shpejt u bë viral në rrjetet sociale.

Mbi 1 milion herë është dëgjuar ky fjalim në profilin e tij dhe ka marrë afro 10 mijë shpërndarje./Indeksonline/