75 Mall Live Search
12:14 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / S Z

Fjalimi i presidentes, Musliu-Shoshi: Turp, asnjë fjalë për heronjtë e gjallë të burgosur në Hagë!

Pas adresimit vjetor të presidentës Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Ajo ka thënë se është e turpshme që presidentja Osmani,  në fjalimin e saj nuk e tha asnjë fjalë për heronjtë e gjallë, që janë të burgosur në Hagë.

“Presidente, asnjë fjalë për heronjtë e gjallë të Republikë së Kosovës që janë të burgosur në Hagë!!!TURP!”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.