75 Mall Live Search
16:40 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fjalimi i fuqishëm i Veselit: Marre ju koftë nëse mendoni se tutemi nga Specialja

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë.

Ai tha se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, çfarë kishte deklaruar Veseli pasi ishte krijuar Gjykata Speciale, shkruan Indeksonline

Në një fjalim në foltoren e Kuvendit, lideri i PDK-së kishte thënë se s’ka frikë nga ky institucion.

“…Po mos u bani qyqar, se kërkujt s’ja nin për atë punë. Ai që ka qenë luftëtar nuk mërzitet, e din pse ka luftu. A mendoni se dikush prej neve tutet a, marre ju koftë kush mendon. Shkoni denonconi çka të doni. Prej ditës parë kam qenë në UÇK. Ku ka qenë kërkesë e kombit tim aty jam kanë”, është shprehur ai.