Fjalimi në zhveshtore, FFK dënon me 6 muaj Agim Canën
Komisioni disiplinor i shkallës së parë pranë FFK-së ka marrë vendim që presidenti i Vëllaznimit, Agim Cana të dënohet me 6 muaj mosushtrim detyre.
Dënimi vije pas fjalimit të tij pas ndeshjes së barazhit ndaj Trepçës 89 ku Cana kishte hedhur shumë akuza e kritika ndaj drejtuesve të FFK-së.
Pa dënime nuk ka shpëtuar as drejtori i Vëllaznimit, Ahmet Morina që është dënuar me 3 muaj ndalesë të kryerjes së detyrës, dhe sekretari i skuadrës, Blerim Vula me dënim të njëjt, 3 muaj ndalim te kryerjes së detyrave.
“AGIM CANA; kryetar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për shkelje të kodit të etikës sportive, ku pas përfundimit të ndeshjes përcaktuese për IPKO-SUPERLIGË , kategoria e seniorëvë; TREPÇA ‘89 – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, fton mediat në zhveshtoret e KF “Vëllaznimi“ nga Gjakova, prononcohet duke thënë deklarata ofenduese, fyese dhe të pa bazuara për futbollin e Kosovës, në prezencë të futbollistëve dhe mediave. Ky veprim i tillë është në kundërshtim me kodin e etikës sportive.
Bazuar në raportet zyrtare si dhe incizimet televizive, konform Rregullores disiplinore neni 59 paragrafi 1 pika 2 (shpifje dhe përhapje e të pavërtetave); DENOHET; me ndalesë të kryerjes së funksionit zyrtar në klub, në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj për të gjitha ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës” thuhet në dënimin e shqiptuar./Indeksonline/