75 Mall Live Search
16:51 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / A. M.

Fjalimi për Krishtlindje i Mbretëreshës Elizabetë: Nuk jeni vetëm

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabetë, u ka thënë britanikëve se nuk janë vetëm në këto ditë të pandemisë COVID-19.

94-vjeçarja gjatë fjalimit të saj për ditën e Krishtlindjes ka deklaruar se koronavirusi i bashkoi emocionalisht të gjithë përkundër vështirësive që ua shkaktoi.

“Ky vit shumë persona i ka mbajtur larg njëri-tjetrit fizikisht, por i ka afruar ata në forma të tjera”.

“Familja mbretërore është e frymëzuar nga vullnetarët britanikë që i ndihmuan në kohë të pandemisë njerëzit”.

“Në Mbretërinë e Bashkuara dhe në të gjithë botën qytetarët janë ballafaquar në mënyrë madhështore me sfidat e këtij viti, unë jam krenare dhe e prekur nga këta shpirta të mirë që nuk u ndalën së ndihmuari njëri-tjetrin”, ka thënë Mbretëresha Elizabetë, shkruan BBC.

Ajo ua ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë festën e Krishtlindjes.