75 Mall Live Search
18:41 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / OSH

Fjalimi që i parapriu votimit të rezolutës kundër referendumit në Kosovë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në seancën e thirrur për mbajtjen e referendumit të Serbisë se ky proces nuk mund të mbahet në territorin e Kosovës.

“Nuk bën të  mbahet referendumi i asnjë shteti në një shtet tjetër dhe as në territorin e Republikës së Kosovës. Nuk haset praktikë e tillë në vendin tonë dhe asnjë shteti sovran”, tha ajo.

Ajo ka pyetur vendet aleate “nëse shtetësia e Kosovës kontestohet apo statusi llogaritet si i papërfunduar për të bërë koncesione me Serbinë?”.

“Për Republikën e Kosovës nuk ka asnjë dilemë sa i përket zbatimit të ligjit në territorin e saj.  Nëse kemi gabuar si shtet është momenti të mësojmë nga gabimet”.