75 Mall Live Search
19:25 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / Blerim

Fjalimi në zhveshtore që e motivoi Ballkanin për fitoren e sotme, duhet ta dëgjoni

Ballkani po luan pa tifozë sikur të gjitha skuadrat në Superligën e Kosovës.

Por, prapa suksesit të skuadrës lidere në Superligë fshihet një person që po ndjek nga afër dhe po përkrahë skuadrën vazhdimisht.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj vazhdon të jetë pranë skuadrës së Ballkanit në të mirë e në të keq.

Prania e tij nëpër stadiume ku luan Ballkani është bërë e zakonshme.

Kjo storie e sotme tregon më së miri se sa i rëndësishëm dhe sa i afërm është Muharremaj për skuadrën e qytetit të tij.

Fjalimi i tij motivues para ndeshjes së sotme ndaj Prishtinës është vërtetë i madh dhe shembull për secilin kryetarë dhe politikanë/Indeksonline/